Getinjo flet për ndjekësit që humbi pasi publikoi fotografi të Thaçit dhe Veselit: Njerëzit ua kanë inatin, nuk i duan

Mozzik dhe Getinjo shpesh kanë treguar haptazi mbështetjen e tyre për krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

ShowBiz

24/04/2022 16:13

E ishte Getinjo ai i cili u penalizua me mbështetjen e tij ndaj ndaj tyre, shkruan lajmi.net.

Reperi kishte publikuar një imazh ku shiheshin Thaçi e Veseli, derisa atij i kishte kushtuar me humbjen e më shumë se një mijë ndjekës në rrjetin social ‘Instagram’.

“Ma kanë hjekur ‘follow’-in nja 1000 vetë, për arsye ku me ditë pse? Ia kanë inati vëlla, nuk i duan”, tha ai për ‘Prive’.

Tutje, reperi emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu, tha se fatkeqësisht nuk ka arritur t’i vizitojë nga afër krerët e UÇK-së, njëlloj siç ka bërë vëllai i tij, Mozziku.

“Jo nuk kam qenë për arsye se kam pasur punë këtu, se përndryshe do të kisha qenë atje”, tha Getinjo./Lajmi.net/