Gerxhaliu publikon shifrat: Mishi në Kosovë është shtrenjtuar për 73.24% në pesë vjet

Çmimi i mishit në Kosovë ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë pesë viteve të fundit. Sipas një përllogaritjeje të publikuar nga ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu, një kilogram mish në periudhën 2021–2026 është shtrenjtuar për 73.24 për qind. Bazuar në të dhënat e prezantuara nga Gerxhaliu, në vitin 2021 konsumatorët paguanin mesatarisht…

Lajme

11/11/2026 17:46

Çmimi i mishit në Kosovë ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë pesë viteve të fundit. Sipas një përllogaritjeje të publikuar nga ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu, një kilogram mish në periudhën 2021–2026 është shtrenjtuar për 73.24 për qind.

Bazuar në të dhënat e prezantuara nga Gerxhaliu, në vitin 2021 konsumatorët paguanin mesatarisht 7.66 euro për një kilogram mish, ndërsa në nëntor të vitit 2026 çmimi ka arritur në 13.27 euro, transmeton lajmi.net.

Pra, për pesë vjet, çmimi është rritur për 5.61 euro për kilogram, duke shënuar një shtrenjtim prej 73.24 për qind.

Gerxhaliu ka sqaruar se kjo përqindje i referohet vetëm rritjes së çmimit të mishit dhe nuk përfaqëson normën zyrtare të inflacionit të përgjithshëm në Kosovë.

Këto shifra pasqyrojnë rritjen e kostos së njërit prej produkteve ushqimore të rëndësishme për familjet kosovare gjatë viteve të fundit./lajmi.net/