Gërvalla takon homologun e saj nga Malta: E ardhmja jonë është në BE

Donika Gërvalla, ministre e Jashtme, ka takuar zëvendëskryeministrin njëherësh ministër për Punë të Jashtme dhe Turizëm të Maltës Ian Borg. Gërvalla ka shkruar se në takim kanë diskutuar për ekonominë dhe bashkëpunimin dypalësh. Postimi i plotë: Kosova dhe Malta, dy partnerë të përkushtuar ndaj vlerave evropiane! 🇽🇰🤝🇲🇹 Me Ian Borg, Zëvendëskryeministër dhe Ministër për Punë…

Lajme

15/02/2025 19:06

Donika Gërvalla, ministre e Jashtme, ka takuar zëvendëskryeministrin njëherësh ministër për Punë të Jashtme dhe Turizëm të Maltës Ian Borg.

Gërvalla ka shkruar se në takim kanë diskutuar për ekonominë dhe bashkëpunimin dypalësh.

Postimi i plotë:

Kosova dhe Malta, dy partnerë të përkushtuar ndaj vlerave evropiane! 🇽🇰🤝🇲🇹

Me Ian Borg, Zëvendëskryeministër dhe Ministër për Punë të Jashtme dhe Turizëm të Maltës, diskutuam për transformimin ekonomik të Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh mes vendeve tona.

Kosova po ecën me ritme të shpejta, ekonomi në rritje, institucione solide demokratike, transparencë dhe standarde evropiane. E ardhmja jonë është në BE!