Gërvalla “nervozohet” me mediat për përçarjet që po i ndodhin në parti: Do të vazhdojmë punët e mira për Kosovën
Pas degës në Ferizaj, edhe një tjetër degë e rëndësishme e partisë “Guxo” ka njoftuar se janë tërhequr nga zgjedhjet nacionale të shkurtit 2025. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të hapur, ku thuhet se Dega e Guxo në Pejë shpall bojkot të zgjedhjeve nacionale, si shkak i pakënaqësive që kanë në degë…
Lajme
Pas degës në Ferizaj, edhe një tjetër degë e rëndësishme e partisë “Guxo” ka njoftuar se janë tërhequr nga zgjedhjet nacionale të shkurtit 2025.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të hapur, ku thuhet se Dega e Guxo në Pejë shpall bojkot të zgjedhjeve nacionale, si shkak i pakënaqësive që kanë në degë me drejtuesit e partisë, Donika Gërvalla dhe Faton Peci
Kjo degë e Guxos ka thënë se të martën, në një mbledhje të kryesisë, ka marrë vendim unanim që të mos të dalë në zgjedhje fare. Ka përmendur disa sërë arsyesh për vendimin.
Një nga shkaqet e distancimit të degës së Guxos në Pejë nga lidershipi i partisë, është përmendur edhe emrat e kandidatëve të propozuar për deputetë, për të cilët dega nuk është pajtuar me Gërvallën e Pecin.
“Andaj ne si pararendës të Listës Vjosa, bashkë me znj. Vjosë, tash si e para e shtetit, bashkëthemelues të partisë Guxo, vendosim të mos marrim pjesë aktivisht në këto zgjedhje nacionale”, thuhet në njoftim.
Ata e kanë quajtur “Donika-Faton” listën e kandidatëve të Guxos për deputetë.
E pas kësaj ka reaguar vetë Donika Gërvalla Schwarz.
Si shumë herë të tjera, ministrja është kapur me “mediat” thuajse i kanë faj për përqarjet brenda partisë së saj.
Ajo tha se gjithmonë ka pasur dhe do të ketë persona të cilët kur nuk përfshihen, për arsye të ndryshme në listën e kandidatëve për deputetë, aktivizohen e zgjohen.
“Partia Guxo dhe e gjithë struktura e saj, dhe këtë e them me përgjegjësinë jo vetëm të bashkëkryetarës së Partisë Guxo, por edhe si kryetare e Degës së Partisë Guxo në Pejë, sot është më e fortë, më e konsoliduar e më unike se kurrë”,tha ajo./Lajmi.net/