Gerrard Romero: Depay është më afër qëndrimit sesa largimit nga Barcelona

Memphis Depay është më afër qëndrimit sesa largimit nga skuadra e Barcelonës. Të paktën kështu bën të ditur gazetari i afërt me klubit katalunas, Gerrard Romero, transmeton lajmi.net. Holandezi ishte afër kalimit te Juventusi, mirëpo marrëveshja dështoi për shkak të pagës së kërkuar nga lojtari. Largimi i Aubameyang në drejtim të Chelseas është një mundësi…

Sport

30/08/2022 16:33

Memphis Depay është më afër qëndrimit sesa largimit nga skuadra e Barcelonës.

Të paktën kështu bën të ditur gazetari i afërt me klubit katalunas, Gerrard Romero, transmeton lajmi.net.

Holandezi ishte afër kalimit te Juventusi, mirëpo marrëveshja dështoi për shkak të pagës së kërkuar nga lojtari.

Largimi i Aubameyang në drejtim të Chelseas është një mundësi e mirë që sulmuesi të qëndrojë në “Camp Nou”. /Lajmi.net/