Gerrard: Faleminderit Suarez

Steven Gerrard e ka përshëndetur Luis Suarezin pas largimit të tij nga Liverpool dhe transferimit në Barcelonë. Ai e ka falënderuar sulmuesin uruguaian për kontributin e tij në Anfield.

Sport

11/07/2014 18:19

Steven Gerrard e ka përshëndetur Luis Suarezin pas transferimit të tij në Barcelonë. Sulmuesi uruguaian u largua nga Liverpool duke iu bashkuar gjigantit katalan, transferim që u zyrtarizua sot nga të dyja klubet.

Dhe, kapiteni i Reds, Gerrard, e ka përshëndetur tanimë ish bashkëlojtarin e tij.

“Në një ditë emocionuese për mua, dua të them se ka qenë kënaqësi të luaj me një talent të jashtëzakonshëm si Luis”, shkroi Gerrard në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Instagram.

“Dua t’i falënderohem për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushë gjatë kohës sa ishte në Liverpool dhe i uroj atij dhe familjes së tij çdo të mirë në aventurën e re në Spanjë #LfcLegend”, përfundoi Gerrard.