Georgina rrëzëlluese me trofeun e parë të Ronaldos me Al-Nassr
Georgina Rodriguez shkëlqeu me një fustan të kuq magjepsës teksa mori në dorë trofeun e parë me Al-Nassr të Cristiano Ronaldos. Ishte një natë me emocione të përziera për partneren e portugezit, pasi ai u detyrua të largohej nga fusha pas një lëndimi që pësoi para përfundimit të ndeshjes. Ish-asi i Manchester United ishte duke…
ShowBiz
Georgina Rodriguez shkëlqeu me një fustan të kuq magjepsës teksa mori në dorë trofeun e parë me Al-Nassr të Cristiano Ronaldos.
Ishte një natë me emocione të përziera për partneren e portugezit, pasi ai u detyrua të largohej nga fusha pas një lëndimi që pësoi para përfundimit të ndeshjes.
Ish-asi i Manchester United ishte duke luajtur në finalen e Kupës së Kampionëve të Klubeve Arabe kur ai pësoi lëndimin.
Ronaldo shënoi dy gola kundër Al-Hilal për të parë klubin e tij të fitonte çmim për herë të parë që nga transferimi i tij në Lindjen e Mesme me një fitore 2-1.
Dhe festa nuk u ndal me kaq pasi Georgina, 29 vjeçe, dhe pjesa tjetër e familjes së tij u futën shpejt në aksion.
Siç transmeton Telegrafi, bukuroshja me origjinë argjentinase, e cila është nënë e dy prej pesë fëmijëve të Ronaldos, ndau disa foto të saj me një fustan të kuq të ngushtë duke festuar me të dashurit e saj, me dy trofe e Ronaldos.