Genta Ismajli fillon numërimin nga prapa për këngën e re

Genta Ismajli këto ditë ka paralajmëruar një këngë të re.

ShowBiz

23/03/2019 19:52

Genta Ismajli përmes rrjeteve sociale ka njoftuar që shumë shpejt vjen me projekt të ri, shkruan lajmi.net.

“Zjarr” titullohet kënga e re e Gentës, të cilës do t’ia shoqërojë edhe videoklipin, në të cilin vjen tejet joshëse.

Në fotografinë e fundit që ndau me ndjekësit, këngëtarja ka shkruar se tashmë ka filluar numërimi nga prapa për këngën e re, por nuk ka dhënë datën e publikimit.

Për ndryshe, “Papi” titullohet projekti i fundit nga Genta, që u prit mirë në publik. /Lajmi.net/