Geci: Vëllau im Haxhiu po thotë – “Pash Zotin, mos u merr me rrena të LVV-së kta për pak pushtet po e hangshin edhe atë që duhet me ia lëshua ujin”

Deklaratat e fundit të deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatos Gecit nga Partia Guxo kanë ngjallur reagime të forta politike. Gjatë seancës së Kuvendit dje, Fatos Geci përshëndeti vendimin e gjykatës për dënimin me burgim të përjetshëm të Naim Murselit dhe të tjerëve të përfshirë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Në të njëjtin…

Lajme

23/04/2026 15:21

Deklaratat e fundit të deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatos Gecit nga Partia Guxo kanë ngjallur reagime të forta politike.

Gjatë seancës së Kuvendit dje, Fatos Geci përshëndeti vendimin e gjykatës për dënimin me burgim të përjetshëm të Naim Murselit dhe të tjerëve të përfshirë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Në të njëjtin fjalim, ai u shpreh se “të njëjtin fat” mund ta ketë edhe ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Dhomat e Specializuara.

“Sot dua të përshëndet vendimin e Gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe ju (PDK) që shpresoni që një ditë lideri juaj suprem (Hashim Thaçi) do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat. Por, edhe po të lirohet, nuk ka kurrfarëë kredibiliteti përballë figurës së kryeministrit Kurti” – deklaroi Geci të martën më 21.04.2026.

Këto deklarata kanë shkaktuar reagime të ashpra nga opozita, veçanërisht nga PDK, e cila i ka cilësuar si të papranueshme.

Ndërkohë, për këtë ka reaguar sërish sot Gani Geci, i cili së bashku me vëllain e tij Haxhi Geci, ka komentuar situatën politike duke kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje.

Tani me vëllain tim, Haxhi Gecin, duke u kthyer nga Mitrovica! Po thotë: “Pash Zotin, mos u merr me rrena të LVV-së kta për pak pushtet po e hangshin edhe atë që duhet me ia lëshua ujin.”/Lajmi.net/