Gecaj ironizon me Shpejtim Bulliqin, thotë se u ekzaltua nga deklarata e gjeneralit amerikan

Ish- zëdhënësi i Isa Mustafës, ka ironizuar me Shpejtim Bulliqin, pasi ky i fundit sipas Gecajt, është ekzaltuar nga një deklaratë të një gjenerali amerikan për kufirin me Malin e Zi.

Lajme

16/11/2017 11:56

 

Gecaj thotë se kjo e vërtetë provon se sa e dëmshme është kur lejojmë që një person me diapazon të tillë intelektual të merret me çështje të rëndësisë nacionale

Postimi i tij i plotë:

SHPË(J)TIMI – NXJERRJE FJALËSH NGA KONTEKSTI!

Shpejtim Bulliqi qenka ekzaltuar me deklaratën e mëposhtme të gjeneralit Amerikan aq shumë saqë e paska shpërndarë në rrjetet sociale. Kjo vërtetë provon se sa e dëmshme është kur lejojmë që një person me diapazon të tillë intelektual të merret me çështje të rëndësisë nacionale. Mos paska pritë Bulliqi që gjenerali ti thotë se duhet nisur luftën me shtetin fqinjë!

Komandanti i Forcave të përbashkëta të NATO-s, James Foggo: “Të kesh një anëtare të NATO’s në kufi siç është Mali i Zi, është një gjë e mirë për Kosovën. Në këtë aspekt unë pres që të ketë dialog produktiv mes qeverisë së Kosovës dhe Malit të Zi”.