Gecaj i ashpër ndaj ish-këshilltares së Pacollit: Skena politike nuk ndryshohet duke u sorrollatë nëpër parti
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, është shfaqur i ashpër, me vendimin e ish-këshilltares së Behgjet Pacollit, Rejhan Vuniqi, për t’ju bashkuar iniciativës së Vjosa Osmanit.
Lajme
Përmes një postimi në Facebook Gecaj citon dhe deklaratën e sotme të Vuniqit ku bënte të ditur përkrahjen e saj ndaj Osmanit.
Postimi i plotë:
Skena jonë politike nuk ndryshohet duke u sorollatë nëpër parti politike si me qenë duke hyrë e dalë nëpër shitoret e Albi-Mall! Nuk do ta shpikim ne as rrotën e as ujin e ftohtë! Ndryshimet bëhen si në të gjitha shtetet demokratike perëndimore, duke vepruar nga brenda, e jo të eksperimentohet në pafundësi me të ashtuquajturit “reformatorë”, të cilët/at e bëjnë skenën “lomsh” për hir të egos dhe urisë individuale për pushtet!
Rejhane Vuniqi: “Përderisa qytetari lufton për të mbijetuar në këtë vend të pashpresë, kasta jonë politike lufton për të triumfuar në betejën e tyre të quajtur pushtet. Por, po harrojnë se pushtetin ia u japin mu këta qytetarë …” /Lajmi.net/