Gecaj e ‘pranon’ se Isa Mustafa nuk dha urdhër që ROSU të shkojë në veri (Video)
Trenin e ka ndalë shteti i Kosovës dhe për këtë çështje është punuar një jave para se me u nisë ai tren.
Lajme
Kështu ka thënë këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum.
“Gjate kësaj pune ka pas koordinim të gjitha institucioneve dhe mund të themi se trenin e kanë ndalë institucionet e Kosovës”, sqaron Gecaj.
Ai s’ka dashur ta komentojë deklaratën e Presidentit Thaçi, i cili kishte thënë se ka dhënë urdhër për dërgimin e forcave në veri dhe ndaljen e trenit.
Gecaj në vazhdim ka thënë se reagimi i Kosovës në këtë situatë ka qenë i suksesshëm dhe është evituar më e keqja. /Lajmi.net/