“Gazzetta dello Sport”: Kështu kualifikohet Shqipëria!
“Gazzetta dello Sport” ka shkruar se vetëm një mrekulli e kualifikon Shqipërinë nga Grupi A në “Euro 2016”.
Sport
Shqipëria ka nevojë për një mrekulli, që të vazhdojë pjesëmarrjen në “Euro 2016”, shkruan e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.
“Shqipërisë i nevojitet një mrekulli: janë tifozë me Italinë dhe kundër Portugalisë”, shkruan gazeta më e madhe sportive italiane, përcjell “Lajmi.net”.
“Rezultatet e djeshme ulin ndjeshëm shpresat e Shqipërisë për të kaluar në fazën tjetër si një prej 4 të tretave më të mira”, shtoi ajo.
