Gazzetta dello Sport: “Çfarë Shqipërie e bukur!”
E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, ka lavdëruar paraqitjen e Shqipërisë në barazimin 1:1 në ndeshjen miqësore kundër Francës.

Sport
“Çfarë Shqipërie e bukur!” Me këtë titull italiania sportive, Gazzeta Dello Sport nis shkrimin për paraqitjen e ekipit kuqezi në Rennes ku barazuan 1:1 me Francën, në ndeshje miqësore.
E përditshmja sportive italiane lavdëroi angazhimin e futbollistëve të selektorit Gianni de Biasi.
“Skuadra e De Biasi-t vazhdon të rritet. Ka grintë dhe dëshirë dhe me meritë me Francën kalon në avantazh e para, por Griezman u prish mbrëmjen”, vijohet më tej në artikull, ku përmendet edhe fitorja me Portugalinë dhe pozicionimi në kuotën e katër pikëve në grup si dhe vendimi i UEFA-s për të penalizuar kombëtaren për ndeshjen me Serbinë.