Gazetari Romano i bën “aminin”: Napoli do ta “blindojë” me kontratë të re Rrahmanin
Amir Rrahmani do të mbetet pjesë e Napolit edhe për një kohë të gjatë, shkruan lajmi.net. Kapiteni i Kombëtares së Kosovës do të nënshkruajë shumë shpejt kontratën e re me Napolin që e mban atë në “Diego Armando Maradona” deri në vitin 2027. Kështu ka raportuar gazetari italian dhe një nga më të besueshmit në…
Sport
Amir Rrahmani do të mbetet pjesë e Napolit edhe për një kohë të gjatë, shkruan lajmi.net.
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës do të nënshkruajë shumë shpejt kontratën e re me Napolin që e mban atë në “Diego Armando Maradona” deri në vitin 2027.
Kështu ka raportuar gazetari italian dhe një nga më të besueshmit në botën e futbollit, Fabrizio Romano.
Romano ka raportuar se Rrahmani dhe Napoli do të nënshkruajnë një marrëveshje deri në vitin 2027, me mundësi për zgjatjen edhe për një vit tjetër.
“Napoli është afër marrëveshjes për vazhdimin e kontratës me qendërmbrojtësin Amir Rrahmani. Marrëveshja e re pritet të nënshkruhet së shpejti, do të jetë e vlefshme deri në qershor 2027. Kontrata do të përfshijë një opsion për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2028” – raportoi Romano në Tëitter.
Napoli are closing in on the agreement to extend the contract of centre back Amir Rrahmani. New deal set to be signed soon, it will be valid until June 2027 ??? #transfers
The contract will include an option to extend the contract until 2028. pic.twitter.com/kSKSr20VAK
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 8, 2023
29-vjeçari nga Prishtina iu bashkua Napolit në janar të vitit 2020 nga Hellas Verona për rreth 14 milionë euro.
Rrahmani këtë edicion është rikthyer në një “muri të gjallë” për mbrojtjen napolitana.
Napoli me Amir Rrahmanin këtë edicion e ndajnë edhe disa ndeshje deri në stolisjen me titullin e kampionit në Serie A./Lajmi.net/