Gazetari përjashtohet nga puna, bëri një gjest të pazakontë

Një gazetar në California CBS është pushuar nga puna pasi ai lëshoi trupin në vetura me pronësi private, pa lejen e pronarëve.

Fun

23/10/2019 18:11

Korrespodenti për ‘Angel Morning Sacramento ’të KMAX-TV, Angel Cardenas, ishte duke raportuar drejtpërdrejt nga eventi i veturave në Sakhramento të dielën, transmeton lajmi.net.

Ai la shikuesit e shokuar kur përdori dy nga makinat e shumta për të pozuar në mbulesë të tyre.

“Më tregoni se çfarë mendoni për këtë pozë këtu,” tha ai ndërsa u hodh mbi kapakun e një makine.

Reporteri u pushua më pas nga CBS. Njoftimin për pushimin nga puna e dha faqja e eventit në ‘Facebook’.

“Pasi Producentja i Auto Shou-it Ndërkombëtar të Sakramentos kontaktoi me Menaxherin e Përgjithshëm të KMAX TV në lidhje me incidentin e tmerrshëm të djeshëm, ajo pranoi një thirrje këtë mëngjes duke iu kumtuar se reporteri është suspenduar nga puna dhe se stacioni i transmetimit kërkoi falje në lidhje me këtë”, shkruhej në faqen e tyre. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/MatthewKeys/videos/388178735470970/