Gazetari i njohur e lut kryeministrin e Britanisë së Madhe t’i pres flokët

Piers Morgan i ka bërë një kërkesë publike kryeministrit të Britanisë së Madhe Boris Johnson.

ShowBiz

23/02/2021 21:02

Pas paraqitjes së tij të fundit në publik duke iu kërkuar qytetarëve atje që të marrin parasysh masat mbrojtëse ndaj koronavirusit Johnson u komentua edhe për dukjen e tij, transmeton lajmi.net.

Gazetari Morgan i është drejtuar që t’i presë flokët për hir të vendit pasi që i janë rritur tejet shumë.

Madje, ai shtoi me shaka se flokët e tij po shkaktojnë një krizë kombëtare.

Piers vazhdoi më tej: “Po më thonë burime pranë Kryeministrit se disa gërshërë mund të jenë nisur tashmë për në lagjet private të Kryeministrit.”

“Sapo kam sugjeruar që është një krizë kombëtare, sepse ku do i shkojnë flokët në gjashtë apo shtatë javët e ardhshme”, ka thënë ai./Lajmi.net/