Gazetari i MARCA: Dështimi i PSG për të nënshkruar me Tchouamenin, arsyeja kryesore e zhgënjimit të Mbappes

Kylian Mbappe është një ndër emrat më të përfolur në mediet sportive. Futbollisti duket i zhgënjyer me situatën në Paris Saint Germain, transmeton lajmi.net. Njëra ndër arsyet e këtij zhgënjimi mësohet të jetë dështimi i klubit francez për të nënshkruar me Aurelien Tchouameni. Në vend të tij, në mesfushë, kryeqytetasit nënshkruan me Vitinhan. Si pasojë…

Sport

13/10/2022 18:42

Kylian Mbappe është një ndër emrat më të përfolur në mediet sportive.

Futbollisti duket i zhgënjyer me situatën në Paris Saint Germain, transmeton lajmi.net.

Njëra ndër arsyet e këtij zhgënjimi mësohet të jetë dështimi i klubit francez për të nënshkruar me Aurelien Tchouameni.

Në vend të tij, në mesfushë, kryeqytetasit nënshkruan me Vitinhan.

Si pasojë e kësaj dhe shumë konsekuencave të tjera që po lidhen me rolin e tij në klub, Mbappe po e mendon seriozisht largimin.

Si skuadra të interesuara për të raportohet të jenë Real Madridi dhe Liverpooli. /Lajmi.net/