Gazetari i Diario AS: Xavi nuk i beson më Piques për ndeshje të mëdha

Gazetari i Diario AS, Javi Miguel, ka thënë se trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, nuk ka më besim te Gerrard Pique. Lojtari nuk po paraqitet mirë me katalunasit. Kulmi ishte dje në ndeshjen ndaj Interit, kur veterani i mbrojtjes gaboi sërish në një aksion të “Zikaltërve”, transmeton lajmi.net. Kjo formë që po kalon Pique me…

Sport

13/10/2022 17:03

Gazetari i Diario AS, Javi Miguel, ka thënë se trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, nuk ka më besim te Gerrard Pique.

Lojtari nuk po paraqitet mirë me katalunasit. Kulmi ishte dje në ndeshjen ndaj Interit, kur veterani i mbrojtjes gaboi sërish në një aksion të “Zikaltërve”, transmeton lajmi.net.

Kjo formë që po kalon Pique me shumë gjasë do ta kthejë në stol për këtë sezon, i cili duket se do të jetë i fundit në “Camp Nou”.

Dyshja e mbrojtjes në qendër tashmë është e krijuar, me Araujo dhe Kounde që tashmë i kanë betonuar pozitat e tyre në formacion. /Lajmi.net/