Gazetari francez jep lajmin e keq për Mbappen

Gazetari i mediumit francez Telefoot, Julien Maynard, ka thënë se Kylian Mbappe do të startojë nga banka rezervë ndaj Manchester Cityt.

Sport

04/05/2021 16:57

Me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes Manchester City dhe Paris Saint-Germain në kuadër të ndeshjes së dytë gjysëmfinale në Ligën e Kampionëve, raporton lajmi.net.

Megjithatë, në këtë ndeshej pritet që skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino të fillojë pa Mbappen.

Francezi është lënduar në ndeshjen e parë mes dy skuadrave dhe akoma nuk është 100 për qind i gatshëm për të filluar nga minuta e parë.

Julian Draxler ose Mauro Icardi do të zëvendësojë 22 vjeçarin./Lajmi.net/