Gazetari Bechler: PSG ka para dhe planin për të transferuar Messin

Marcelo Bechler, gazetari i cili ishte i pari që njoftoi largimin e Neymarit nga Barcelona dhe lajmet e Lionel Messit verën e kaluar, ka njoftuar tani se PSG ka planin dhe paratë për të transferuar argjentinasin.

Sport

12/03/2021 14:58

Gjatë ditës së sotme është raportuar se Marcelo do të jap një lajm ‘bombë’ për Messin dhe të ardhmen e tij, përcjell lajmi.net.

Ai tani ka konfirmuar se PSG ka paratë dhe një plan për të transferuar atë.

“PSG ka fondet e nevojshme dhe një plan për të bërë realitet ardhjen e Lionel Messi në Paris”, ka thënë gazetari.

Deri në këtë moment, Messi nuk ka treguar ndonjë shenjë se do të rinovojë kontratën me Barcelonën./Lajmi.net/