Gazetarët pyesin Guardiola për Haaland, përgjigjja e tij shton spekulimet
Menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola, ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka biseduar për ndeshjen e ardhshme ndaj Evertoni, që zhvillohet nesër.
Sport
Man City është lidhur me një transferim të mundshëm të lojtarit Erling Haaland dhe Guardiola është pyetur mbi një gjë të tillë, raporton lajmi.net.
“Numrat flasin vetë, nuk ka nevojë për koment”, ka thënë Guardiola duke shtuar se Haaland është njëri nga lojtarët më të mirë në botë për moshën e tij.
Gazetarët e kanë pyetur në qoftë se Man City është e interesuar për të dhe spanjolli ka thënë: “Ju e kuptoni se unë nuk mundem t’i përgjigjem kësaj pyetje”.
Man City do të luajë ndaj Evertoni në çerekfinale të FA Cup me fillim nga ora 18:00./Lajmi.net/
Pep Guardiola on interest in signing @ErlingHaaland for #ManCity: “You understand I cannot answer this question…” [via @footballdaily]pic.twitter.com/ZfKMpOKz85
— City Xtra (@City_Xtra) March 19, 2021