Gazeta italiane zbulon arsyen e përleshjes së futbollistëve pas ndeshjes Juventus – Inter
Juventusi dhe Interi luajtën 1:1 në ndeshjen e parë dramatike dhe kaotike të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë. Juventus kaloi në epërsi me golin e Juan Cuadrado në minutën e 83-të dhe Interi barazoi në të 95-në me golin e Romelu Lukakut nga pika e bardhë e penalltisë. Pas golit të Lukakut, në fushë pati…
Sport
Juventusi dhe Interi luajtën 1:1 në ndeshjen e parë dramatike dhe kaotike të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë.
Juventus kaloi në epërsi me golin e Juan Cuadrado në minutën e 83-të dhe Interi barazoi në të 95-në me golin e Romelu Lukakut nga pika e bardhë e penalltisë.
Pas golit të Lukakut, në fushë pati një përplasje të lojtarëve të të dyja skuadrave, gjatë së cilës gjyqtari Davide Massa mori kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtoi Romelu Lukakun dhe pak më vonë edhe Cuadrado dhe portieri Samir Handanoviq u përjashtua gjithashtu me të kuq.
Gjithçka nisi me festimin e golit të Lukakut
“Përjashtimi i sulmuesit belg pas penalltisë ishte shkëndija që ndezi fitilin dhe intensifikoi konfliktin mes lojtarëve të dy skuadrave. Ndeshja ishte e qetë deri në fund. Më pas u bë nxehtë”, shkruan La Gazzetta dello Sport, transmeton lajmi.net.
“Sulmuesi belg vuri gishtin në gojë në festim sikur donte t’u mbyllte gojën tifozëve të Juventusit. Ky gjest, të cilin belgu e bëri edhe pas golit për kombëtaren, u interpretua nga lojtarët e Juventusit si një provokim. Pas bilbili i fundit, pati një trazirë”, shënon teksti dhe shpjegon:
“Gjyqtari e qortoi Lukakun për festimin dhe belgu tashmë kishte një karton të verdhë më herët. Cuadrado ishte veçanërisht i vrullshëm në protestat e tij. Të dy filluan të shtyjnë njëri-tjetrin dhe për këtë arsye kolumbiani u paralajmërua. Pas kësaj, Cuadrado iu ankua Handanoviqit për Lukakun”.
Cuadrado dhe Handanoviq ngritën tensionet edhe më shumë
Gazzetta shkruan se pas përjashtimit të Lukakut, Cuadrado i tha Handanoviçit “kështu bëhet” dhe se portieri slloven i është përgjigjur “hajde të shkojmë” dhe ka filluar të hapë krahët.
Meanwhile In The Inter Vs Juventus Game, things got heated ??
— FUTSacha (@FutSacha) April 4, 2023
“Duhet të jenë thënë edhe disa fjalë, kështu që debati shkaktoi një konflikt. Dukej se Cuadrado donte të godiste Handanoviçin dhe konfrontimi paqësor u bë menjëherë i pakontrollueshëm,” thekson ai.
Interi pretendon se gjithçka filloi me një fyerje raciste ndaj Lukakut pas golit./Lajmi.net/
? Cuadrado y Handanovic expulsados al final del Juventus-Inter. Se pierden la vuelta de las semifinales. Qué idiotez… ??♂️ pic.twitter.com/ETA7NEY5ne
— ?? Manu Martín (@Soymanumartin) April 4, 2023