Gavi thyen rekordin e Xavit

Gavi është bërë lojtari më i ri që ka shënuar ndonjëherë në Superkupën e Spanjës, pasi shënoi kundër Real Madridit të dielën në Arabinë Saudite. Rekordi më parë mbahej nga Xavi, por tani i takon Gavit, i cili ka gjetur rrugën e rrjetës në moshën vetëm 18 vjeçare e 163 ditë, sipas ‘MisterChip’. Gavi është…

Sport

16/01/2023 07:59

Gavi është bërë lojtari më i ri që ka shënuar ndonjëherë në Superkupën e Spanjës, pasi shënoi kundër Real Madridit të dielën në Arabinë Saudite.

Rekordi më parë mbahej nga Xavi, por tani i takon Gavit, i cili ka gjetur rrugën e rrjetës në moshën vetëm 18 vjeçare e 163 ditë, sipas ‘MisterChip’.

Gavi është gjithashtu lojtari më i ri që ka shënuar në një ‘El Clasico’ që nga Ansu Fati, përcjell lajmi.net.

Mesfushori realizoi në minutën e 33-të pas një asistimi nga Robert Leëandoëski. Më pas, të dy lojtarët u bashkuan sërish pak para përfundimit të pjesës së parë me Gavin që e shtyu sulmuesin për të realizuar për 2-0.

Goli i Lewandowskit ishte i 20-ti i tij sezonal në të gjitha garat për Barcelonën që kur u transferua në Camp Nou nga Bayern Munich./Lajmi.net/