Gavi bëhet futbollisti më i ri që debuton për Spanjën

Pas pak përballen dy gjigantët evropian.

Sport

06/10/2021 20:46

Italia dhe Spanja do të ballafaqohen në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve, shkruan lajmi.net.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare dhe Luis Enrique ka vendosur të startojë me futbollistin e Barcelonës, Gavi.

Kështu, Gavi bëhet futbollisti më i ri në moshë që do të debutojë me fanellën e Kombëtares së Spanjës.

Mesfushori është vetëm 17 vjeç e 62 ditë, dhe do ta nis nga fillimi super përballjen me Italinë.

Futbollisti ka shkëlqyer te Barça këtë edicioni, duke bindur trajnerin Enrique që e ftoi te ‘Furia e Kuqe’ dhe tani ka mundësinë e artë që të tregojë talentin e tij edhe me ekipin Kombëtarë. /Lajmi.net/