Gattuso përgëzon lojtarët e Milanit pas fitores së mundimshme ndaj Genoas
Gennaro Gattuso është deklaruar i lumtur pas fitores së Milanit ndaj Genoas.
Sport
Milan me një gol të Andre Silvas në minutën e 90’, mposhti 0-1 Genoan në udhëtim.
Gattuso pas ndeshjes, ka përgëzuar ekipin për këtë fitore, por ka kërkuar që skuadra të vazhdojë të përmirësohet.
“Unë jam i lumtur, më në fund ndeshje u zhbllokua, goli ishte aty, por ne nuk duhet të ndalemi së përmirësuari”, ka deklaruar Gattuso.
“Më duhet ta përgëzojë ekipin, ata dhanë gjithçka në fushë”./Lajmi.net/