Gattuso nuk do të jetë trajneri i Milanos nga sezoni i ardhshëm?
Duket se skuadra e Milanos dhe trajneri Gennaro Gattuso do të ndajnë rrugët e tyre.

Sport
Skuadra e Milanos pati shpresat për një kualifikim në Ligën e Kampionëve deri në xhiron e fundit, por një gjë të tillë dështoi ta bënte.
Kjo gjë duket se do t’i kushtojë me punë trajnerit italian, i cili me gjasë nuk do të jetë në stolin e ‘Rosonerëve’ sezonin tjetër.
Gianluca Di Marzio raporton së fundmi se Gattuso nuk do të jetë trajneri i Milanos, përcjell lajmi.net.
Kjo gjë sipas gazetarit të njohur italian do të konfirmohet brenda 24 orëve të ardhshme.
Nuk ka akoma ndonjë emër për zëvendësuesin e mundshëm të Rinos për stolin e Milanos. /Lajmi.net/