Gattuso ‘nervozon’ tifozët e Milanit ende pa debutuar si trajner

Gennaro Gattuso mund t'i zhgënjejë tifozët e Milanit me vendimin e tij.

Sport

30/11/2017 07:25

Gennaro Gattuso rrezikon t’i nervozojë tifozët e Milanit me vendimin e fundit.

Mediat italiane raportojnë se trajneri i ri i “Rossonerëve” ka anuluar interesimin për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Gerard Deulofeu.

Reprezentuesi spanjoll shkëlqeu me paraqitjet e tij te skuadra nga San Siro para rikthimit në Camp Nou, përcjell “lajmi.net”.

Por, me largimin e Vincenzo Montellas nga posti i trajnerit në Milan, pothuajse janë shuar shanset e rikthimit të tij në Milan, pas lajmit se do të largohet nga Barcelona, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Gattuso nuk e pëlqen një futbollist me karakteristika si Deulofeu andaj do të fokusohet tek objektiva të tjera për përforcime në Milan. /Lajmi.net/