Gattuso kërkon punë

Gennaro Gattuso ka bërë të ditur se është në kërkim të një angazhimi të ri, pas shkarkimit nga posti i trajnerit të Palermos, më herët gjatë këtij sezoni. Ish mesfushori i mirënjohur italian ka nisur detyrën e trajnerit dhe përvoja me skuadrën nga Serie B nuk shkoi sipas planit. Dhe, ai u largua nga detyra,…

Sport

19/02/2014 12:57

Gennaro Gattuso ka bërë të ditur se është në kërkim të një angazhimi të ri, pas shkarkimit nga posti i trajnerit të Palermos, më herët gjatë këtij sezoni.

Ish mesfushori i mirënjohur italian ka nisur detyrën e trajnerit dhe përvoja me skuadrën nga Serie B nuk shkoi sipas planit. Dhe, ai u largua nga detyra, pavarësisht raportit të mirë me presidentin e klubit, Maurizio Zamparini.

Por, ish ylli i Milanit ka njoftuar se është në kërkim të një angazhimi të ri. “Ndihem mirë dhe jam në kërkim të një klubi të ri, për të dëshmuar se edhe punën e trajnerit di ta kryej për mrekulli”, deklaroi Gattuso për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.

Ai nuk e përjashtoi mundësinë e angazhimit tek ish skuadra e tij Rangers.

“Do të isha hipokrit të thosha jo. Më mungon puna me ekipin sepse futbolli për mua është shumë i rëndësishëm”, u shpreh ai.