Gati për të festuar, Rita shkëlqen në imazhin ku shfaqet mes dhomës plot dhurata

Rita Ora duket për mrekulli derisa përgatitet për të festuar për ditëlindje.

ShowBiz

26/11/2020 22:13

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, me këtë datë mbush 30 vjet, shkruan lajmi.net.

Artisten e kanë uruar shumë prej miqve e bashkëpunëtorëve të saj, ndërsa mbrëmjen duket se e rezervoi për të festuar me më të dashurit e saj.

Ishte nëna e Ritës, Vera, ajo e cila postoi një fotografi të këngëtares, teksa shihet e veshur me pantallona të zi prej lëkure dhe këmishë gri.

Rita dukej për mrekulli teksa pozoi në dhomën e mbushur përplot me balona, ndërsa në një kënd shihen edhe dhuratat e shumta që mori për ditëlindje.

“Mama mia!!! Urime ditëlindjen Rita Ora”, shkruan e ëma e Ritës, pranë fotos ku artistja duket mahnitëse.

Kujtojmë se po në këtë ditë, këngëtarja ndau fotosesionin që e realizoi për “Numero Berlin”. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)