Gati 2 milionë qytetarë nesër kanë të drejtë vote – mbi 219 mijë veç në Prishtinë
Kosova nesër mban zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në të cilat të drejtë vote kanë 1,999,204 qytetarë, brenda dhe jashtë vendit. Sipas të dhënave zyrtare, mbi 1.9 milionë votues janë të regjistruar brenda Kosovës, ndërsa 77,086 votues janë të regjistruar jashtë vendit, transmeton lajmi.net. Nga numri i përgjithshëm i votuesve, 1,019,891…
Lajme
Kosova nesër mban zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në të cilat të drejtë vote kanë 1,999,204 qytetarë, brenda dhe jashtë vendit.
Sipas të dhënave zyrtare, mbi 1.9 milionë votues janë të regjistruar brenda Kosovës, ndërsa 77,086 votues janë të regjistruar jashtë vendit, transmeton lajmi.net.
Nga numri i përgjithshëm i votuesve, 1,019,891 janë burra, ndërsa 979,313 gra.
Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 910 qendra votimi, me gjithsej 2,557 vendvotime, të shpërndara në të gjitha komunat e vendit.
Ndërkaq, votimi me kusht do të mundësohet në 38 qendra të veçanta, me 57 vendvotime, nga një qendër për secilën komunë.
Komuna e Prishtinës kryeson me numrin më të madh të votuesve, mbi 219 mijë, e ndjekur nga Prizreni me mbi 187 mijë votues.
Në anën tjetër, komunat më të vogla për nga numri i votuesve mbeten Mamushë, Parteshi dhe Ranillugu.
Autoritetet zgjedhore u kanë bërë thirrje qytetarëve që të informohen paraprakisht për qendrën dhe vendvotimin e tyre, veçanërisht ata që pritet të votojnë me kusht, pasi ky lloj votimi lejohet vetëm në qendrat e përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve./lajmi.net/
