Gashi: EULEX-in e ka mbajtur “jarania” me vendorët
EULEX erdhi në Kosovë në vitin 2008 me misionin për të gjykuar të ashtuquajturit ‘peshqit e mëdhenj’. Deri më tani ky mision ka zgjidhur rreth 500 raste dhe ka shpenzuar mbi një miliard euro.
Lajme
Sipas njohësve të çështjeve të drejtësisë në vend, misioni për të cilin ka ardhur EULEX në Kosovë nuk është përmbushur.
Avokati, Tomë Gashi, lidhje “jaranie” e ka quajtur lidhjen mes zyrtarëve të vendit dhe këtij misionin.
Bashkimi Evropian mund ta prish këtë qetësi nëse kërkon përgjegjësi të plotë, ndërsa sa i përketë qeveritarëve, tani kjo do të vazhdonte deri në pafundësi, ka konstatuar Gashi. /Tribuna Channel/