Gashi: Edhe nëse s’ka punuar asgjë, Kurti e ktheu sovranitetin në veri

Avokati Tomë Gashi ka thënë se pas 25 vjetësh nga lufta, lidershipi aktual duhet të përqendrohet më shumë në ndërtimin e shtetit sesa në ruajtjen e pushtetit. Duke bërë një bilanc të qeverisjes së Kurtit në katër vitet e fundit, Gashi tha se edhe nëse nuk ka ndonjë arritje konkrete, Qeveria Kurti e ka “kthyer…

Lajme

09/04/2025 18:13

Avokati Tomë Gashi ka thënë se pas 25 vjetësh nga lufta, lidershipi aktual duhet të përqendrohet më shumë në ndërtimin e shtetit sesa në ruajtjen e pushtetit.

Duke bërë një bilanc të qeverisjes së Kurtit në katër vitet e fundit, Gashi tha se edhe nëse nuk ka ndonjë arritje konkrete, Qeveria Kurti e ka “kthyer sovranitetin në veri” të vendit.

“Nuk është qëllimi veç për pushtet, unë besoj që 25 vjet kanë kaluar prej luftës dhe dikush duhet t punoj për shtetin tonë. E nëse Albini, kushtimisht bash asgjë nuk ka kryer port këto katër vjet, ama bash po e them dy herë, nuk paska kryer asgjë. Po a na ktheu sovranitetin në veri. I cili në prizmin tim, mua mu ka dukur më shumë që është Serbi sesa që ka qenë Kosovë. Nuk ka asnjë gjykim të rëndësishme që e kemi përcjell edhe kemi shkruar me kerre të blinduara të Policisë tonë në veri, ku e kemi Gjykatën Themelore në Mitrovicë. E tash shkon në këmbë, pinë kafe. Sepse edhe kryetarët e anëtarët e partive opozitare kanë familje, kanë kushëri, munden me shku lirisht në veri. Sepse veriu është njëjte si shteti Nënë Tereza në Prishtinë…”, ka thënë Gashi në Dukagjin.

Në anën tjetër, Gashi komentoi ftesën për takim nga Kurti për Lidhjen Demokratike të Kosovës – e cila u refuzua nga kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku.

Sipas tij, Kurti, përveç AAK-së, të gjitha partive të tjera do të duhej të iu dërgonte ftesë për takim.

“Sa i përket dërgesë së ftesës për LDK-në, unë besoj zoti Kurti do të duhej se paku në prizmin tim do të duhej të iu dërgonte edhe partive të tjera. Por jo dikujt që e ka fyer direket permanent, për muaj të tërë para e pas fushatës, me epitete të cilat i kemi thënë 100 mijë herë, e që nuk do të duhej t’i përsërisim. Është e pamundur që t’i dërgohet faktikisht një ftesë e tillë kryetari të AAK-së për shkak ë fytjeve që i ka bërë dhe po i bën çdo ditë, duke e kujtuar ‘argat të Serbisë’, ‘spiun i Serbisë e Rusisë’ e gjëra të tilla…”, ka shtuar Gashi.