Gashi: E dua botërorin dhe europianin me fanellën e Shqipërisë

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi ka thënë se çdo herë ka ëndërruar të luajë në Kampionatin Botëror ose në atë euoropian, por këtë vetëm me fanellën e Shqipërisë.

Sport

16/05/2015 17:07

Shkëlzen Gashi ka ëndërruar që të luajë një ditë në Kampionatin Botëror apo atë Europian.

Por, në këto gara, ai ka ëndërruar që të paraqitet vetëm me fanellën e Shqipërisë.

“Gjithmonë kam pasur dëshirë të madhe që të luaj në Kampionatin Botëror ose në atë europian, por vetëm me fanellën e Shqipërisë”, ishin fjalët e Shkëlzen Gashit.