Gashi akuzon Ahmetin e Dedën se shpërlanë para përmes FER-it

Aktivisti i shoqërisë civile, Shkëlzen Gashi, ish aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka hedhur akuza në drejtim të kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti dhe deputetit të Vetëvendosjes Ilir Deda, se gjatë kohës sa drejtonin partinë FER, kishin kryer shpëlarje parash. 

Lajme

31/01/2015 18:55

Vetëvendosje ka kërkuar mbështetje financiare dhe logjistike nga qytetarët dhe bizneset, për protestën e së martës. 

Por ish aktivisti i Vetëvendosje, Shkëlzen Gashi, ka kërkuar që partia e drejtuar nga Albin Kurti, të jap llogari për financat e viteve të mëparshme, para se të kërkojë mbështetje financiare nga qytetarët, transmeton lajmi.net.

Shkëlzen Gashi

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ai personalisht do të mund të konsideronte një mundësi të dhurimit të ndihmës financiare, sikur partia e udhëhequr nga Albin Kurti, të jepte fillimisht llogari për financat e periudhës 2005-2010.  

“Ndoshta e konsideroj me dhuru për mobilizim qytetar, por veç kur ju të jepni llogari për financat e juaja në periudhën 2005-2010 dhe kur ata banditat tjerë, që u janë bashku në vitin 2011, të japin llogari për shpërlarjen e parave përmes themelimit të FER-it”. (lajmi.net)