Garë për perimen më gjigante, kultivuesi e përdor kungullin si ulëse

Great Yorkshire Showground në Angli, është aktiviteti i përvitshëm, që zhvillohet kur fillojnë të vjelat dhe kultivuesit tregojnë perimet gjigante që i kanë rritur vet.

Fun

15/09/2019 12:14

Në organizimin që zgjatë tri ditë, pritet të ketë rreth 40 mijë vizitorë, ndërsa çmimet për një perime më të gjatë dhe të rëndë janë ndarë që ditën e parë, transmeton Telegrafi.

Si perime më i gjatë, është shpallur një trangull i gjatë 92, centimetra, derisa në kategorinë për peshën më të rëndë, ishte një kungull që peshon 291.7 kilogramë.

Bashkë me fituesit e edicionit të 44-të, ka pasur edhe shumë të tjerë, që garuan kryesisht me hudhra, qepë, karota dhe sallata.

Me të përfunduar ky organizim, pas disa ditësh, pritet të fillojë aktiviteti për lulet më të bukura dhe të rritura me më së shumti kujdes.