Garë e ashpër shpejtësie ndërmjet BMW M2 CS dhe Porsche Cayman GT4

BMW M2 CS dhe Porsche 718 Cayman GT4 janë në mesin e makinave më të veçuara në mesin e prodhuesve gjerman të veturave.

Auto & Tek

14/09/2020 16:44

Për sa i përket M2 CS, modeli në fjalë arrin të prodhojë 444 kuaj-fuqi falë motorit 3.0-litërsh turbo-binjakë, i huazuar nga M4-shi, shkruan CarBuzz, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, prodhimi i Porsche-s posedon motorin 3.8-litërsh që e bënë modelin të prodhojë 380 kuaj-fuqi.

Pavarësisht deficitit të peshës, M2 CS tërheq shumë pak, derisa diapazoni më i madh i rikthimit të GT4 bënë që modeli i BMW të jetë në avantazh.

Në fund, është fuqia ajo që fiton, respektivisht M2 CS. /Lajmi.net/ 

YouTube player