‘Garazhi i ëndrrave’

Gjigantët e mëdhenj të prodhimit të makinave po synojnë gjithnjë e më tepër të prodhojnë automjete që të konsumojnë pak dhe të kenë një siguri shumë të lartë, por edhe ata e kanë thuajse të pamundur të minimizojnë hapësirën që zë makina.

Auto & Tek

17/03/2018 20:00

 

E për të pasur të sigurt makinën duhet pasur një garazh, që kjo përkthehet në zënie të një hapësire goxha të madhe për ndërtimin e saj.

Por një kompani japoneze vjen me një alternativë që do të lironte hapësirën kur makina nuk do të ishte e parkuar. Ky lloj garazhi do t’u shërbente shumë atyre që kanë shtëpi private, por edhe supermarketeve pasi lejon që hapësira e zënë nga garazhi normal të përdoret nga këmbësorët.