Gara në Vushtrri: PDK vazhdon me Ferizin, tek LDK-ja ende të pavendosur, VV-ja në heshtje
Zgjedhjet lokale në Kosovë do mbahen me datën 12 tetor të këtij viti, ku tashmë partitë politike veçse kanë nis përgatitjet duke prezantuar edhe emrat e kandidatëve në komunat përkatëse. Kjo datë është vendosur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas konsultimeve që pati me partitë politike, shkruan lajmi.net. “Ky vendim është marrë pas shqyrtimit…

Lajme
Zgjedhjet lokale në Kosovë do mbahen me datën 12 tetor të këtij viti, ku tashmë partitë politike veçse kanë nis përgatitjet duke prezantuar edhe emrat e kandidatëve në komunat përkatëse.
Kjo datë është vendosur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas konsultimeve që pati me partitë politike, shkruan lajmi.net.
“Ky vendim është marrë pas shqyrtimit të kujdesshëm të propozimeve të subjekteve politike, si dhe pas një analize të plotë, në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore”, tha Osmani.
Partitë tashmë kanë filluar të zyrtarizojnë kandidatët për kryetarë nëpër komuna, ku disa emra dihen të plotë – ndërkaq disa të tjerë mbesin ende spekulime por që shumë shpejtë do të bëhen të ditur.
Në qytetin e Vushtrrisë, PDK ka vendosur ta rikandidojë, Ferit Idrizin, i cili udhëhoqi me këtë komunë në 4 vitet e fundit.
Një situatë më e komplikuar është tek LDK-ja. Atje në raportime të mediave janë përmendur 3 emra: Xhafer Tahiri, Rrezarta Krasniqi dhe Adnan Lahu.
Lajmi.net kontaktoi me Tahirin, por ai nuk dha përgjigje nëse do jetë kandidat.
Tutje, lajmi.net kontaktoi me ish-deputeten, Rrezarta Krasniqi e cila e as nuk e pohoi as nuk e mohoi një gjë të tillë.
Ajo shtoi se edhe kandidati për Vushtrrinë shumë shpejtë do të bëhet publik nga LDK-ja.
“Disa kandidatë për kryetarë te komunave tashmë janë bërë publik nga LDK-ja.”
“Secila kandidatur diskutohet në kryesi dhe bëhet në koordinim të plotë edhe me degët. LDK-ja do të jetë partia e parë në zgjedhjet lokale ashtu edhe siç ishte në zgjedhjet e fundit lokale.”, tha Krasniqi, duke e lënë të hapur si mundësi që të jetë kandidate.
Emri tjetër i përmendur tek LDK-ja është edhe Adnan Lahu.
Ai për lajmi.net tha se shumë shpejtë do mësohet emri i kandidatit dhe se LDK në Vushtrri do të jetë më e unifikuar se çdo herë dhe do të fitojë zgjedhjet lokale.
“Me kohë do ta kuptoni se kush do të jetë kandidat nga radhët e LDK-së në Vushtrri, ajo që mund të them është se LDK dega në Vushtrri do të jetë më e unifikuar se çdo herë dhe do të fitoj zgjedhjet lokale”, tha ai.
Tek VV-ja, lajmi.net tentoi të kontaktoi me kryetarin e degës në këtë komunë, Sylejman Meholli, por që deri në momentin e publikimit të këtij teksti nuk është përgjigjur.
Fushata për zgjedhjet lokale do filloi me 13 shtator dhe do vazhdoj deri me 12 tetor.
Ndërsa Kosova i afrohet zgjedhjeve lokale, konstituimi i Kuvendit të Kosovës nuk është arritur ende, ku sot dështoi edhe seanca e 31-të, saktësisht 4 muaj pas zgjedhjeve parlamentare./lajmi.net/