Gara në Hanin e Elezit | Mehmet Ballazhi thellon epërsinë ndaj Rufki Sumës në votat me postë
Ka nisur procesi i numërimit të votave me postë në komunën e Hanit të Elezit, ku gara për kryetar komune po zhvillohet ndërmjet kandidatit të PDK-së, Mehmet Ballazhi, dhe kandidatit të pavarur, Rufki Suma. Deri tani është numëruar një nga gjithsej dy vendvotimet e diasporës, dhe rezultatet paraprake e konfirmojnë një rritje të lehtë të…

Lajme
Ka nisur procesi i numërimit të votave me postë në komunën e Hanit të Elezit, ku gara për kryetar komune po zhvillohet ndërmjet kandidatit të PDK-së, Mehmet Ballazhi, dhe kandidatit të pavarur, Rufki Suma.
Deri tani është numëruar një nga gjithsej dy vendvotimet e diasporës, dhe rezultatet paraprake e konfirmojnë një rritje të lehtë të epërsisë së Ballazhit, transmeton lajmi.net.
Në këtë vendvotim të parë nga diaspora, Ballazhi ka marrë 84 vota ose 60.43%, ndërsa Suma ka siguruar 55 vota apo 39.57%.
Këto vota i shtohen rezultatit të numëruar më herët në Qendrat Komunale të Numërimit, ku Ballazhi kishte marrë 2,529 vota (50.96%) dhe Suma 2,434 vota (49.04%).
Pas përfshirjes së votave me postë të deritanishme, rezultati i përgjithshëm është si më poshtë:
-
Mehmet Ballazhi (PDK): 2,529 (QKN) + 84 (diaspora) = 2,613 vota
-
Rufki Suma (i pavarur): 2,434 (QKN) + 55 (diaspora) = 2,489 vota
Totali i votave të numëruara deri më tani është 5,102. Përqindjet e reja janë:
-
Mehmet Ballazhi – 51.21%
-
Rufki Suma – 48.79%
Epërsia e Ballazhit aktualisht është 124 vota, ndërsa mbetet për t’u numëruar edhe një vendvotim nga diaspora./lajmi.net/