Gara e ngushtë në AAK: Ramush Haradinaj kryeson, Burim Ramadani dhe Bekë Berisha afër njëri-tjetrit

Pas numërimit të mbi 21% të votave, janë publikuar rezultatet paraprake për kandidatët për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Zgjedhjet e 28 Dhjetorit 2025. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ramush Haradinaj kryeson listën me mbështetje të dukshme, ndërsa garë e ngushtë po zhvillohet mes Burim Ramadanit dhe…

Lajme

29/12/2025 22:47

Pas numërimit të mbi 21% të votave, janë publikuar rezultatet paraprake për kandidatët për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Zgjedhjet e 28 Dhjetorit 2025.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ramush Haradinaj kryeson listën me mbështetje të dukshme, ndërsa garë e ngushtë po zhvillohet mes Burim Ramadanit dhe Bekë Berishës, të cilët janë afër me vota dhe pritet të ketë ndryshime në renditje ndërkohë që numërimi vazhdon.

Renditja aktuale e kandidatëve është si vijon:

  1. Ramush Haradinaj – 9,086 vota

  2. Daut Haradinaj – 5,735 vota

  3. Besnik Tahiri – 5,496 vota

  4. Time Kadrijaj – 3,871 vota

  5. Bekë Berisha – 3,793 vota

  6. Burim Ramadani – 3,605 vota

  7. Arber Tolaj – 3,431 vota

  8. Agim Çeku – 3,396 vota

  9. Arton Demhasaj – 2,456 vota

  10. Albana Bytyqi – 2,295 vota. /Lajmi.net/