Galtier: Ishim konsistentë në mënyrën si sulmuam dhe u mbromë, kjo është e rëndësishme për mua
Trajneri i PSG, Christophe Galtier është shprehur i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij. Galtier, pas finales ndaj Nantes ka thënë se është i kënaqur me mënyrën se si skuadra u duk në fushë. Ai ka përmendur konsistencën në sulm dhe mbrojtje, që për të duket të jetë një nga sinjalet më pozitive dhe…
Sport
Trajneri i PSG, Christophe Galtier është shprehur i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij.
Galtier, pas finales ndaj Nantes ka thënë se është i kënaqur me mënyrën se si skuadra u duk në fushë.
Ai ka përmendur konsistencën në sulm dhe mbrojtje, që për të duket të jetë një nga sinjalet më pozitive dhe më me rëndësi për të.
“Ne ishim konsistentë në mënyrën se si sulmuam dhe si u mbrojtëm, gjë që është e rëndësishme për mua”, ka thënë Galtier, transmeton lajmi.net.
“Ne duhet të insistojmë në ripozicionim për të shmangur ndarjen e skuadrës në dysh, ka akoma gjëra për të përmirësuar, por në përgjithësi jam i kënaqur”, shtoi trajneri i PSG.
PSG fitoi Superkupën e Francës me një fitore 4:0 përballë skuadrës së Nantes. /Lajmi.net/