Gallas ‘tradhton’ Arsenalin e Tottenhamin: Chelsea, ekipi më i madh londinez

William Gallas ka deklaruar se Chelsea është ekipi më i madh londinez.

Sport

17/03/2020 08:31

Mbrojtësi francez ndihmoi Blutë të fitonin dy Premierliga radhazi, para se të nënshkruante për Arsenalin një kontratë katër-vjeçare në vitin 2006.

Ai më pas luajti për Spurs dhe mbylli karrierën e lavdishme, transmeton lajmi.net.

”Ka vetëm një ekip në Londër. Chelsea është ekipi më i madh”.

“Ata e kanë fituar Premierligën pesë herë tashmë, kështu që nëse duhet të krahasosh me Tottenham dhe Arsenal, unë mendoj se Chelsea është skuadra më e mirë në Londër sepse ata kanë fituar edhe Ligën e Kampionëve”, u shpreh ai. /Lajmi.net/