Galaxy Note 7: Zëvendësimi i dytë ‘i sigurtë’ përfshihet nga flaka

Gjigandi i prodhimit paisjeve elektronike, Samsung, kishte disa probleme me smartfonin e saj më të ri - Galaxy Note 7, bateria e të cilit eksplodonte nga mbinxehja, por pas disa javësh, Samsung i kishte zëvendësuar smartfonët në të cilët mendohej se kishte ndodhur gabimi me qëllim të përmirësimit të këtij lëshimi.

Auto & Tek

09/10/2016 19:49

Por nuk del të jetë kështu. Para disa ditësh u njohëm me lajmin se një smartfon tjetër i zëvendësuar – Galaxy Note 7, kishte eksploduar, ndërsa sipas mediave amerikane, një tjetër i tillë është përfshirë nga zjarri në SHBA, transmeton lajmi.net

Një burrë në Kentucky, ishte frikësuar shumë kur në mëngjes e kishte gjetur dhomën e tij plot me tym.

“Telefoni është menduar të jetë zëvendësim, pra, në këtë mënyrë supozohej të ishte i sigurtë”, ka thënë Michael Klering nga Nicholasville, Kentucky, për mediat lokale.

Ai gjithashtu tregoi se paisja nuk ishte e fikur, kur atë e ka kapur zjarri në shtëpinë e tij.

“Ne jemi duke punuar për të marrë paisjen dhe për ta konfirmuar shkakun”, tha kompania në një deklaratë.

Muajin e kaluar, kompania ka siguruar konsumatorët se tek paisjet e reja nuk ekziston probemi./lajmi.net