Gabon edhe Atletico, lëshon pikë ndaj Granadas
Atletico Madrid ka lëshuar pikë të rëndësishme në garën për top katërshe të La Liga.
Sport
Skuadra e Diego Simeone ka lëshuar pikë në ‘Wanda Metropolitano’, në përballjen me skuadrën e Granada, shkruan lajmi.net.
Në një ndeshje ku ‘Rojiblancos’ pritej të merrnin tri pikët, rezultati final i ndeshjes tregoi shifrat 0:0.
Atletico krijoi shanset e veta, por asnjëra nuk ishte e mjaftueshme për të zhbllokuar ndeshjen.
Ky barazim i shkon për shtati skuadrës së Barcelonës dhe asaj të Sevillës, të cilat janë po ashtu në garë për top katër.
Atletico ka tashmë 61 pikë në pozitën e dytë, një më shumë sesa Barcelona dhe Sevilla, por Barca ka dy ndeshje më pak, kurse andaluzianët një më pak sesa Atletico.
Granada në anën tjetër merr një pikë të madhe në luftën për mbijetesë dhe shkon në 30 pikë për pozitën e 18. /Lajmi.net/