Gabon Atletico, pëson humbje nga Bilbao
Atletico Madrid ka bërë hap mbrapa në garën për titull duke u mposhtur nga Athletic Bilbao.
Sport
Pavarësisht dominimit të “Los Rijoblancos” rezultati përfundimtar doli të jetë 2 – 1, në të mirë të Bilbaos, shkruan lajmi.net.
Berenguer zhbllokoi rezultatin duke kaluar Bilbaon në epërsi (8′), rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.
Ndërsa, pas disa zëvendësimeve që dolën të jenë të qëlluara, ishte Savic që barazoi rezultatin (77′).
Derisa mendohej se Atletico do rikthente rezultatin, në skenë doli Martinez që vulosi fitoren e Bilbaos.
Pas këtij barazimi, Atletico mban kreun me 73 pikë, dy më shumë se Reali dhe Barcelona, derisa Bilbao renditët në pozitën e 10-të me 41 sosh./Lajmi.net/