Gabimi që kushton shtrenjtë

FIFA mund ta përjashtojë gjyqtarin William Koto për gabimin e bërë gjatë ndeshjes miqësore mes Spanjës dhe Afrikës së Jugut të martën. Koto lejoi që skuadra e selektorit Vicente del Bosque t’i bëjë shtatë zëvendësime, kurse kishte të drejtë në vetëm gjashtë. Ish asistenti Rafael Guerrero ka deklaruar për të përditshmen sportive spanjolle AS, se…

Sport

21/11/2013 22:20

FIFA mund ta përjashtojë gjyqtarin William Koto për gabimin e bërë gjatë ndeshjes miqësore mes Spanjës dhe Afrikës së Jugut të martën.

Koto lejoi që skuadra e selektorit Vicente del Bosque t’i bëjë shtatë zëvendësime, kurse kishte të drejtë në vetëm gjashtë. Ish asistenti Rafael Guerrero ka deklaruar për të përditshmen sportive spanjolle AS, se Koto është përgjegjës për gabimin.

“Ai ishte i vetmi që ishte përgjegjës për të llogaritur numrin e zëvendësimeve që janë bërë”, deklaroi Guerrero.

Andaj, sipas tij, FIFA mund të vendosë për përjashtimin e Kotos nga ndarja e drejtësisë në ndeshje që zhvillohen nën ombrellën e Federatës Botërore të Futbollit.

“FIFA mundet që nga nesër ta përjashtoj atë nga lista e gjyqtarëve për ndeshje ndërkombëtare”, shtoi ai.

Fitoret edhe pse në ndeshje miqësore llogariten në renditjen e FIFA-së, por Federata botërore ka njoftuar se nuk do ta llogarit ndeshjen e fituar nga Afrika e Jugut me rezultat minimal 1:0.