Gabimi më i zakonshëm të cilin shumica e njerëzve e bëjnë në palestër

Përderisa shumica nga ne e kemi dëshirën për të shkuar në palestër, ka tjerë të cilët e gjejnë motivin për të shkuar çdo ditë, por që nuk arrijnë të korrin rezultate.

Lifestyle

12/02/2020 19:42

Sipas shumë trajnerëve dhe ekspertëve të fitnesit, ka disa gabime të cilat shumica e njerëzve i bëjnë në palestër, e të cilat ua pamundësojnë atyre suksesin, transmeton Telegrafi.

Mes këtyre gabimeve mbetet edhe rutina e ushtrimet fizike.

Filloni t’i ndryshoni ushtrimet të cilat i bëni

Sandy Macaskill, trajner personal, thotë se shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se për ta ndryshuar trupin, duhet ta ndryshojnë edhe rutinën ushtrimore.

Njerëzit vazhdimisht e bëjnë të njëjtin ushtrim, me të njëjtin ritëm, me të njëjtën peshë, dhe brengosen se përse nuk po korrin suksese.

Ai tregon se trupi mësohet me atë që ia kërkoni ta bëjë trupi dhe pastaj fillon të mos i përgjigjet ushtrimeve që i bëni.

Pra, trajnerët rekomandojnë të bëni ushtrime të ndryshme, t’i ndryshoni peshat dhe të kaloni më shumë kohë nën tension të muskujve.