Qiraxhiu denoncon pronarin e lokalit në Podujevë për vjedhje të pijeve
Ditë më parë, një rast i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur në një lokal në Podujevë. Rastin në organet e drejtësisë e ka paraqitur qiraxhiu. Ai po pretendon se pronari i lokalit i ka marrë pijet nga hapësira që ai e shfrytëzon me qira. Lidhur me këtë është deklaruar Policia e kryeqytetit përmes zëdhënësit…
Lajme
Ditë më parë, një rast i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur në një lokal në Podujevë.
Rastin në organet e drejtësisë e ka paraqitur qiraxhiu.
Ai po pretendon se pronari i lokalit i ka marrë pijet nga hapësira që ai e shfrytëzon me qira.
Lidhur me këtë është deklaruar Policia e kryeqytetit përmes zëdhënësit Enis Pllana.
Ai deklaroi se organet e rendit e kanë pranuar informatën dhe se kanë nisur veprimet hetimore.
“Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me rastin. Menjëherë pas pranimit të saj, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka deklaruar Pllana./Lajmi.net/