G-Bani njofton se babai i tij është jashtë rrezikut për jetë: Gjesti faleminderit vëlla, je i vetmi që më ke uruar

Ish banori i Big Brother VIP Albania, G-Bani ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP Albania të martën pasi nga moderatori i këtij emisioni u njoftua se babai i tij është i sëmurë dhe po trajtohet në spital. Ai menjëherë, u njoftua nga produksioni se i është prerë bileta për në Londër ku po trajtohet…

ShowBiz

06/03/2025 08:23

Ish banori i Big Brother VIP Albania, G-Bani ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP Albania të martën pasi nga moderatori i këtij emisioni u njoftua se babai i tij është i sëmurë dhe po trajtohet në spital.

Ai menjëherë, u njoftua nga produksioni se i është prerë bileta për në Londër ku po trajtohet babai i tij.

G-Bani, mbrëmë ka njoftuar se babai i tij tani është stabil dhe është jashtë rrezikut për jetë si dhe ka falënderuar Gjestin i cili sipas tij është i vetmi që e ka uruar.

“Gjesti faleminderit vëlla! Baba është jashtë rrezikut. I vetmi që m’ke uruar prej të gjithëve aty, njeriu i vetëm që më shikoi në shpirt, në gjeste”, ka shkruar G-Bani.

Kujtojmë se G-Bani herën e parë ka dal nga shtëpia e BBV4 me zarf të zi pasi e sulmoi Gjestin fizikisht me dorë.

Ai u rikthye në shtëpi pas një avantazhi që pati Gjesti, ku nominoi 7 të eliminuar dhe tre prej tyre u rikthyen. Tre personat “me fat” ishin Jozi, Amber dhe G-Bani. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by VIP MAGAZINE (@vipmagazine.al)